Qëllimi ynë me leksionet publike është t’u japim një mundësi kërkuesve dhe skeptikëve në Tiranë të vijnë dhe të dëgjojnë një fjalim të mirëinformuar dhe që nxit reflektim, me shpresën për të zgjuar tek ata një interes shpirtëror. Gjithashtu synojmë të krijojmë një mjedis të sigurt ku kushdo mund të bëjë pyetjet e tij të sinqerta rreth besimit, Zotit dhe Biblës, dhe të marrë përgjigje të besueshme nga folësi kryesor ose nga vullnetarët tanë të trajnuar në diskutimet në grupe të vogla që shoqërojnë leksionet tona. Jemi shumë entuziastë për mundësitë që Zoti po na jep. Të rinjtë që po marrin pjesë në këto aktivitete, përtej pritshmërive tona fillestare, po ndihen të dëgjuar dhe po sfidohen me përgjigje tërheqëse dhe bindëse.