Stafi ynë

Kaon Serjani

Kaon Serjani ka studiuar gazetari në Universitetin e Tiranës dhe më pas ka përfunduar një Master në Apologjetikë të Krishterë dhe Etikë në Denver Seminary në SHBA. Për 15 vite ka qenë i angazhuar me organizatën “Instituti Jeta e Re”, Në verën e vitit 2022, së bashku me bashkëshorten e tij, themeloi Institute for Faith and Cultural Engagement (IFCE), një nismë që synon krijimin e një ambienti të sigurt për të shtruar pyetje rreth besimit dhe për të marrë përgjigje të arsyeshme.

Ai është i apasionuar pas letërsisë, filozofisë, apologjetikës dhe teologjisë, veçanërisht në dhënien e përgjigjeve ndaj pyetjeve dhe kundërshtimeve të sinqerta që njerëzit kanë për besimin e krishterë.Në vitet e fundit, ka folur mbi një sërë temash në leksione publike, debate, kisha, aktivitete rinore dhe konferenca në mbarë Shqipërinë. Gjithashtu, angazhohet shpesh me publikun e gjerë përmes shkrimeve të tij.

Ka shkruar katër libra: “Qelia e Lirisë” (roman, 2016), një libër akademik “Mbi të Vërtetën, Religjionin dhe Moralin” (2020, botuar edhe në maqedonisht në vitin 2023), “Arsye për të Besuar” (2023), dhe “Dialog me Ateistin Ben Blushi” (2023). Është i martuar me Danjelën, ka dy djem dhe jeton në Tiranë.

Danjela Serjani

Danjela Serjani u diplomua në vitin 2004 në Shkenca Politike në Universitetin e Tiranës.

Pas studimeve universitare, ajo shërbeu për 18 vite me “Instituti Jeta e Re”, një organizatë e krishterë ndërkombëtare që fokusohet kryesisht tek studentët. Në vitin 2019, përfundoi një Master në Studime Biblike dhe Teologjike në Denver Seminary në Kolorado.
Danjela është e apasionuar pas historisë, teologjisë, filozofisë dhe mënyrën se si këto disiplina ndërthuren për të ofruar mbështetje të arsyeshme dhe të besueshme për vërtetësinë e pohimeve të krishtera.

Gjithashtu është e dhënë pas mësimdhënies, trajnimit dhe mentorimit të të rinjve.
Ajo ka trajtuar tema të ndryshme si ndërthurja midis shkencës dhe besimit, ndikimi i krishterimit në kulturën perëndimore, historicitet e Biblës, Eskatologjia, etj. Në Maj 2026, publikoi librin e saj të parë “Shpresa e Krishterë”


Jonida Llapushi:

Jonida Llapushi ka përfunuduar masterin në Menaxhimin e Sistemeve të Informacioneve në Universitetin e Tiranës në vitin 2020. E apasionuar pas teknologjisë dhe me një zemër për të shërbyer, Jonida ka punuar dy vite si Specialiste e Sigurisë Kibernetike dhe tre vite si Inxhiniere e Operacioneve të Zhvillimit (DevOps) deri më dhjetor 2023.

Jeton në Tiranë me bashkëshortin e saj Edi dhe së bashku janë vullnetarë të përkushtuar me IFCE që nga themelimi. Ajo iu bashkua IFCE-së si staf me kohë të plotë në Korrik2023. Eshtë e dhënë pas filozofisë, teologjisë, apologjetikës