Jeff Barrett – Kryetar i Bordit
Jeff Barrett është drejtori i LinkAcross Albania – një organizatë e fokusuar në zhvillimin holistik të sektorëve të biznesit dhe atij ligjor në Shqipëri. Ai u shpërngul në Shqipëri në vitin 2016. Jeff ka një diplomë në drejtësi nga University of Wisconsin dhe një diplomë bachelor nga Taylor University.


Joshua Miekley – Anëtar i Bordit
Josh u shpërngul në Shqipëri në vitin 2001 dhe jeton në Tiranë me gruan dhe fëmijët e tij. Josh ka një Master në Edukim nga University of Cincinnati dhe një Master në Divinitet nga Trinity International University.
Lefter Roko – Anëtar i Bordit
Lefter Roko ka mbaruar studimet për Financë Bankë, në Fakultetin e Ekonomisë, Tiranë. Ka mbaruar MBA në Universitetin Europian të Tiranës. Prej vitit 2004 shërben në Kishën Ungjillore të Vëllezërve në Tiranë dhe njëkohësisht është një prej drejtuesve të saj. Ai është i martuar dhe ka një djalë. Shërbesa e tij është e përqëndruar në mësimin e Fjalës, predikimin dhe punën me të rinjtë. Në aspektin profesional punon si financier.

