Më 29 shkurt, ne organizuam një aktivitet ku Danjela mbajti një leksion publik mbi: “Si ka formësuar Krishterimi qytetërimin perëndimor?”
Rreth 50 persona morën pjesë. Ne mirëpritëm mysafirët dhe zhvilluam një quiz të shkurtër me disa nga faktet kryesore historike lidhur me ligjëratën. Prezantimi trajtoi mënyrën se si Krishtërimi, gjatë historisë, nga kohët e lashta deri në shekullin 21, ka pasur një ndikim të rëndësishëm në luftën kundër skllavërisë, abuzimit të fëmijëve, lojërave të gladiatorëve dhe shumë monstruoziteteve të tjera të antikitetit. Të krishterët insistuan në trajtimin e të gjithë njerëzve në mënyrë të barabartë, sepse të gjithë njerëzit janë të krijuar sipas imazhit të Zotit. Në Mesjetë, të krishterët ishin të parët që filluan zbulime shkencore dhe universitete.
Shumica e reagimeve, sidomos nga studentët, ishin: “Kjo ishte shumë interesante. Ne kishim histori në shkollë, por kurrë nuk mësuam për këto gjëra…”
Më pas, zhvilluam një seancë me pyetje dhe përgjigje, ku patëm mundësinë të diskutojmë më tej me pjesëmarrësit tanë.
Në javët pas aktivitetit, patëm mundësinë të kontaktonim disa nga pjesëmarrësit dhe të diskutojmë më tej mbi leksionin. Kishim biseda të mira dhe ndamë mendime domethënëse mbi ndikimin që Krishterimi kishte pasur gjatë historisë. Shumica e tyre ishin të interesuar të marrin pjesë në aktivitetet tona të ardhshme.
Videoja e plotë e leksionit në YouTube:




Comments are closed