Muajin e kaluar patëm nderin të mirëpresim Sara Stevenson nga Oxford Centre for Christian Apologetics (OCCA) për një leksion publike mjaft sfiduese me temën:
“Nëse Zoti është i mirë, pse e lejon të keqen?”
Në aktivitet morën pjesë rreth 70 persona nga shtresa të ndryshme shoqërore. Sara trajtoi një nga pyetjet më të vështira dhe më të diskutuara në filozofi dhe teologji: ekzistencën e së keqes dhe natyrën e Zotit.
Ajo shpjegoi se prania e së keqes nuk do të thotë domosdoshmërisht se Zoti nuk ekziston dhe as nuk nënkupton që Zoti është i keq nëse Ai ekziston. Duke u mbështetur te mendimet e Shën Augustinit, Sara e përshkroi të keqen si mungesë e së mirës, duke theksuar se Zoti është burimi i fundit i gjithçkaje që është e mirë. Sa më shumë që largohemi prej këtij burimi, aq më shumë përballemi me pasojat e mungesës së tij.
Sara gjithashtu vuri në dukje rolin e Zotit si burim ngushëllimi në mes të vuajtjeve, duke ofruar shpresë dhe kuptim edhe në momentet më të errëta të jetës.
Prezantimi ngjalli pyetje të sinqerta nga audienca, veçanërisht nga ata që kanë përjetuar dhimbje apo humbje të mëdha. Ishte një mbrëmje inkurajuese, e mbushur me biseda të thella edhe pas përfundimit të aktivitetit. Shumë të krishterë të pranishëm e vlerësuan prezantimin si të thelluar në aspektin akademik dhe mjaft ndriçues, duke çmuar mënyrën se si një temë kaq e thellë u trajtua me thellësi intelektuale dhe me ndjeshmëri shpirtërore.


Comments are closed