Me pjesëmarrjen e mbi 100 të pranishmëve, eventi me të ftuar special Tom Price solli një mbrëmje të pasur me reflektim dhe diskutim mbi temën “Pse nuk e shohim Zotin?”.
Në kuadër të këtij eventi u organizua edhe një konkurs eseje, i cili trajtoi pyetjen: “ Pse nuk e shohim Zotin? Nuk ekziston apo ka arsye të mos shfaqet?”. Më 26 mars, mbrëmja kulmoi me ndarjen e çmimeve për fituesit e konkursit.
Programi nisi me një sesion me studentët e apologjetikës, vijoi me një trajtim të temës kryesore, dhe u pasua nga një sesion pyetje-përgjigje me Tom Price, ku audienca u përfshi aktivisht në diskutim.
Ky event u karakterizua nga një interes i lartë dhe ndërveprim aktiv, duke nxitur reflektim të thellë dhe duke hapur rrugë për biseda të mëtejshme mbi besimin dhe sfidat e tij.


No responses yet