A është Zoti shpjegimi më i mirë për Universin?” me Dr. William Lane Craig

Më 26 shkurt 2026, mbrëmja e dytë e  Kursit të Apologjetikës u zhvillua në temën “A është Zoti shpjegimi më i mirë për Universin?” me të ftuar special Dr. William Lane Craig.
Eventi nisi me një sesion ekskluziv për studentët, ku ata patën mundësinë të njihen më shumë me njëri-tjetrin. Më pas u zhvillua një video leksion në të cilin Dr. William Lane Craig shpjegonte më shume mbi  Argumentin Kozmologjik të Kalamit, dhe mbrëmja përfundoi me një sesion pyetje-përgjigje me Dr. Craig. Në event morën pjesë studentët e kursit të apologjetikës, disa fizikisht dhe disa përmes Zoom, si dhe rreth 50 pjesëmarrës të tjerë.

Ky sesion ishte shumë efektiv, ngjalli diskutime të gjalla në sallë dhe audienca tregoi interes të madh për temën, duke krijuar ura për bashkëbisedime dhe eksplorime të mëtejshme mbi besimin dhe arsyen.

Këtu është videoja e plotë mbi eventin:

Tags:

No responses yet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *