“A ka prova për ringjalljen e Krishtit?” me Dr.Gary Habermas

Në këtë intervistë Kaoni diskuton disa pyetje mbi jetën, vdekjen dhe ringjalljen e Jezusit me studiuesin kryesor në këtë fushë, Dr. Gary Habermas. Dr. Habermas është Profesor i Shquar i Kërkimit në Apologjetikë dhe Filozofi në Rawlings School of Divinity në Liberty University. Ai ka ndjekur studimet universitare në William Tyndale College, më pas ka fituar një M.A. nga University of Detroit dhe një Ph.D. nga Michigan State University. Dr. Gary Habermas i ka kushtuar jetën e tij profesionale shqyrtimit të çështjeve historike, filozofike dhe teologjike që lidhen me vdekjen dhe ringjalljen e Jezusit. Lista e tij e gjerë e publikimeve dhe debateve ofron një pasqyrë të plotë të gjendjes aktuale të çështjes. Debatet më të njohura përfshijnë ato me ateistin britanik që u bë deist, Anthony Flew, të cilat zhvilluan në vitet 1985, 2000 dhe 2003. Dr. Habermas gjithashtu ka kontribuar me mbi 60 kapituj ose artikuj në libra të tjerë dhe mbi 100 artikuj dhe recensione në revista dhe publikime të tjera. Në vitet e fundit, ai ka qenë Profesor Vizitor ose Adjunkt në rreth 15 shkolla dhe seminare të ndryshme të nivelit të lartë në Shtetet e Bashkuara dhe jashtë tyre.

 

CATEGORIES:

Intervista

Tags:

Comments are closed