“Shtëpia e Krishtlindjes” është një projekt i krijuar për të sjellë frymën e vërtetë të Krishtlindjes përmes një përvoje të ngrohtë, mikpritëse dhe kuptimplote. Projekti zhvillohet përgjatë dhjetorit dhe mbledh njerëz të grupmoshave të ndryshmë në sesione të ndryshmeduke ofruar një hapësirë ku njerëzit mund të ndalen, të lidhnin miqësi dhe të reflektonin mbi domethënien e Krishtlindjes. Përvoja është e ndërtuar në dy pjesë kryesore: një ambient social dhe argëtues me aktivitete kreative, lojëra interaktive dhe momente shoqërimi, si dhe një pjesë reflektuese që prezantonte historinë e Krishtlindjes përmes piktuarve dhe bisedave të hapura. Ky kombinim krijon një atmosferë të sigurt dhe të hapur për dialog, pyetje dhe reflektim personal.
Përtej aktivitetit në vetvete, “Shtëpia e Krishtlindjes” synon ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata dhe krijimin e mundësive për vazhdimësi. Projekti shërben si një pikë takimi për njerëz nga sfonde të ndryshme, duke i ftuar ata të njohin mesazhin e shpresës dhe dashurisë që qëndron në qendër të Krishtlindjes. Si pjesë e vazhdimësisë së këtij vizioni, pjesëmarrësit ftohen në aktivitete dhe iniciativa të tjera, duke e kthyer”Shtëpinë e Krishtlindjes” jo thjesht në një event, por në një përvojë që vazhdon edhe përtej sezonit të festave.



No responses yet