Mbrëmja e Apologjetikës – Nisja e Kursit

Mbrëmja e Apologjetikës shënoi fillimin e kursit të ri të apologjetikës në një event të veçantë që u mbajt në Tirana International Hotel më 12 shkurt 2026. Në këtë event morën pjesë 33 studentë që sapo nisën kursin, si dhe rreth 50 të ftuar me bindje dhe besime të ndryshëme – ateistë, teistë, të krishterë, besime të tjera.

Mbrëmja nisi me një leksion të thelluar mbi çfarë është apologjetika, i udhëhequr nga Kaon Serjani, dhe vijoi me një sesion pyetje-përgjigje në video call me Dr. Craig L.Blomberg, i cili u përgjigj pyetjeve të ndryshme mbi Jezus Krishtin, ekzistencën e Zotit dhe besueshmërinë e Shkrimeve, Dhjatën e Re.

Ky event shërbeu si një hyrje frymëzuese dhe inkurajuese për të gjithë pjesëmarrësit, duke ndezur kureshtjen dhe dëshirën për të mësuar më shumë rreth besimit dhe argumenteve të tij.

Këtu mund të ndiqni sesionin e pyetjeve dhe përgjijgeve me Dr.Blomberg

 

 

Tags:

No responses yet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *